Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar operacionin policor që po zhvillohet për kapjen e autorëve të grabitjes së 3.2 milion dollarëve në Rinas.
Pas gjetjes së një tjetër tenxhereje me para, ai ka ironizuar në Twitter, duke thënë se paratë i marrin me furgon e i kthejnë me tenxhere. Mendohet se deri tani janë gjetur rreth 500 mijë euro nga 3.2 milion që u grabitën.






