DURRËS, 26 TETOR 2014 –  Paris Hilton vijon të pasurohet. Trashëgimtarja e zinxhirit të hoteleve luksoze Hilton, vlera e të cilëve është afërsisht 800 mln dollarë, fiton gati 1 mln dollarë në natë nga puna e saj e re si dj. Sipas ‘New York Post’, 33 vjeçarja ndihet mjaft e realizuar me punën e saj të re: “Nuk dua të mburrem, por është vërtetë një gjë e mrekullueshme të paguhesh kaq mirë për diçka që e do”, është shprehur Hilton.