Vetëm pak ditë më parë trashëgimtarja Paris Hilton i dha fund lidhjes së saj nga i fejuari Chris Zylka. Ajo ka folur për herë të parë në lidhje me këtë ndarje gjatë një interviste, ku tha se po përjetonte një përrallë por më pas u kthye në një rreth vicioz.

"Thjesht ndjej se kur bie në dashuri, unë bie kokë e këmbë. Por kjo romancë ishte si një rreth vicioz. Unë gjithmonë kam qenë e fiksuar me historitë e përrallave dhe mendova se kjo do të ishte përralla ime me fund të lumtur, por me kalimin e kohës kuptova që martesa nuk ishte vendimi i duhur. I uroj Chris më të mirat! Do të doja që një ditë të martohesha dhe të bëja fëmijë, por tani për tani dua të fokusohem te vetja dhe puna ime", tha Paris.