Paris Hilton dhe Chris Zylka janë kthyer në kryefjalën e lajmeve rozë kohët e fundit pas propozimit për martesë.

Por çifti sapo janë bërë ‘qesharakë’ në internet dhe e gjitha kjo pasi janë kthyer në aeroport në Los Angeles, dhe Paris harroi të dashurin e saj.

Teksa po dilte nga aeroporti turma e gazetarëve i është vërsulur për ta pyetur rreth martesës, kështu që me shumë nxitim ajo ka hyrë në makinën e saj dhe është larguar duke harruar Chris-in që po e ndiqte nga pas.

E gjithë kjo ngjarje qesharake është xhiruar nga gazetarët që ndodheshin përreth ndërsa tani po bën xhiron e internetit. Nuk kaluan shumë minuta dhe ajo është rikthyer për ta marrë të dashurin e saj të cilin e la në mes të rrugës.