Paris Hilton i ka surprizuar të gjithë me lajmin që është bërë nënë për herë të dytë!
Nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në ‘Instagram’ ajo shkroi: “Falënderuese për bebushen time”, gjithashtu ajo zbuloi që vogëlushja quhet London.
Paris dhe bashkëshorti i saj e mbajtën sekrete lindjen e vajzës së tyre nëpërmjet një nëne surrogate, njësoj siç bënë edhe me djalin Phoenix, pasi kohë më parë ata janë shprehur: “Nuk donim ti tregonin askujt për shtatzaninë sepse nëse ja thua dikujt, ai do i’a thotë një personi tjetër, në këtë mënyrë e mbajtëm sa më private lindjen e të dy fëmijëve.”
Ajo përmes një postimi është shprehur se ndihet e bekuar me jetën e saj: “Jam shumë mirënjohëse për këtë jetë të bukur. Ky vit ka sjellë kaq shumë bekime, më e pabesueshme është të bëhesh nënë. Jam vërtet shumë mirënjohëse që jam e rrethuar nga një familje kaq e mrekullueshme, miq mbështetës dhe një bashkëshort i dashur. Edhe shumë vite të tjera dashurie dhe falënderimesh!”