19 nëntor 2014 –  Amanda Bynes, e cila vetëm dy javë më parë doli nga një spital psikiatrik, ku thuhet se është diagnostikuar me çrregullim bipolar, është zënë me Paris Hilton. Kësaj të fundit duket se nuk i pëlqen aspak aktorja, e cila pas abuzimit me drogën dhe alkoolin është transformuar terësisht. Paris Hilton është zënë me aktoren 28-vjeçare, të cilën e ka përzënë nga zona VIP, në një club nate në Los Angeles. Sipas një burimi për “New York Post”, aktorja ishte përpjekur të ulej në tryezën ku ndodhej trashëgimtarja Paris Hilton, bashkë me mikun e saj Brandon Davis. Por Paris jo vetëm që nuk e ka pëlqyer aspak, por pas shkëmbimit të disa fjalëve, i ka kërkuar asaj të largohet menjëherë nga zona VIP. Një burim për “New York Post” ka thënë:

“Pas grindjes, aktorja është zhvendosur në pjesën tjetër të clubit, por sillej çuditshëm”.