Paris Hilton, trashëgimtarja e famshme dhe ikona e stilit të jetesës luksoze, ka zbuluar së fundmi avionin e saj privat të ri të personalizuar, një mrekulli fluturuese në ngjyrën rozë të cilën ajo e quan “Sliv Air”. Por ajo që e bën edhe më të veçantë këtë avion është se ai ishte një dhuratë për ditëlindje nga bashkëshorti i saj, Carter Reum.

Avioni u prezantua për herë të parë përmes një videoje të postuar nga vetë Hilton në rrjetet sociale, ku ajo shfaqet duke zbritur shkallët me veshje rozë, ndërsa mbrapa saj ndodhet një avion me nuanca rozë dhe detaje luksi që përfaqësojnë plotësisht stilin e saj personal.

“Mirë se erdhët në Sliv Air,” shkruajti ajo në përshkrim, duke i dhënë ndjekësve një vështrim të parë nga brenda këtij avioni të personalizuar.