Paris Hilton është fotografuar me të dashurin e saj 10 vjet më të ri, 21-vjeçarin River Vilperi, në aeroportin e Barcelonës. 

Ajo prej javësh është duke shijuar pushimet me të dashurin e saj, por ajo që u ka bërë përshtypje mediave të huaja rozë, ka qenë veshja e 31-vjeçares. 

Ato janë çuditur me fustanin e saj të zi dhe me një dekolte të hapur, pasi sipas tyre, ai është i përshtatshëm për ndonjë festë ose club, por jo për në aeroport.