Suksesi i dizajnerit kosovar, Valdrin Sahiti nuk po njeh limite. Krijuesi i fustaneve “glamour”, çdo copë që prek e kthen në një kryevepër. Suksesi i fundit është me Paris Hilton.
Fustani i saj me një shkëlqim verbues, u rendit si një nga më të mirët për “American Music Awards 2020”. Ai e emërtoi pamjen e saj si “Glam Barbie”.
Iskra Lawrence në Golden Globes, Cardi B, Hadise, Beyonce, janë disa nga yjet botërorë që i kanë besuar pamjen e tyre në evenimente të ndryshme, ku kanë rezultuar një sukses i madh.
Chloe dhe Halle, motrat e preferuara të Beyonce, performuan në edicionin e 62 të çmimeve Grammy të veshura nga Valdrin Sahiti. Përpos kësaj, pak kohë më parë, Sahiti bashkëpunoi edhe me Kelly Rowland, yllin e “Destiny’s Child”.
Po kështu ai krijoi fustanin e Cardi B për një fushatë të Palms Casino Resort në Las Vegas, si dhe fustanin e saj të ditëlindjes së 28-të.





