PSG po mendon seriozisht për të afruar Marcus Rashford gjatë merkatos së verës.
Kampionët e Ligue 1 u përpoqën ta joshin sulmuesin e Manchester United në Paris në verën e vitit 2022, duke i ofruar një pagë prej 400,000 sterlina në javë, por marrëveshja nuk u arrit.
Rashford nënshkroi një marrëveshje të re në “Old Trafford” me vlerë 300,000 £ në javë në korrik, duke e angazhuar të ardhmen e tij në klub deri në vitin 2028.
Megjithatë ky sezon ka qenë i dobët për anglezin, i cilin ka shënuar katër gola dhe tani është kryefjalë në shtypin britanik për ngjarjet e fundit.
Rashford shkoi i sëmurë në stërvitje të premten e kaluar pas një seance 12-orëshe të raportuar me pije në Belfast dhe e ardhmja e tij te United është në pikëpyetje.
Tani PSG po mendon të bëjë një qasje të re për të në verë me të ardhmen e Kylian Mbappe në ajër, siç pretendohet nga shtypi francez
Nënshkrimi i Rashford nuk është megjithatë objektivi i tyre primar, pasi ata do të mendojnë për një sulmues që mund të jetë jashtëzakonisht mbresëlënës kur ai është në çdo pozicion në 16m e fundit të fushës.





