Paris SG ka fituar frikshëm 6-2 në javën e 8 të “Ligue 1” kundër Bordeaux në “Parc des Prince”.
Ka qenë një pasdite e mrekullueshme për tifozët e Paris SG dhe më shumë për ata që ndodheshin në stadium pasi futbollistët e drejtuar nga Unay Emery nuk kanë kursyer asgjë nga repertori i tyre për këtë sfidë.
I pari ishte Neymar. Braziliani perfeksionoj një goditje dënimi në minutën e 5-të të ndeshjes duke shënjestruar trekëndëshin e portës nga 30 metra. Gol më shumë se fantastik nga futbollisti që i kushtoi klubit 222 mln euro. 7-të minuta më vonë do të shënonte Cavani, por edhe në këtë gol Neymar do linte shenjë duke shërbyer për uruguaianin.
Meunier në të 21-ën do të dërgonte shifrat në 3-0, para se miqtë të shkurtonin përkohësisht. Ndërsa sërish Neymar realizoi me penallti golin e dytë personal dhe të 4-in për Paris. Goditja e 11-metërshit nga ana e brazilianit tregoi se lideri i skuadrës nga kjo sfidë do të jetë O’Ney pas përplasjes që pati me Cavani-n një javë më parë. Gjithsesi për të mbyllur pjesën e parë duhej edhe goli fantastik i gjermanit Draxler pas një asisti të Mbappe.
Do të ishte francezi Mbappe që do mbyllte serinë e golave të Paris SG në pjesën e dytë, para se të vulosej rezultati pak para fundit me një gol të miqve të realizuar me penallti.
Pas 8 javësh kampionat, Paris SG renditet e para me 22 pikë, 3 më shumë se Monaco.





