Një nga destinacionet e preferuar të udhëtimit për kinezët është Parisi, kështu që dashuria e tyre për këtë qytet i ka detyruar të ndërtojnë një kopje të pabesueshme të qytetit, me të gjitha monumentet e saj të rëndësishme, duke përfshirë edhe Kullën e Eifel-it.
Qoftë për muajin e mjaltit, për modë, verërat franceze ose vetëm për një shëtitje, Parisi është vendi ku më së shumti udhëtojnë kinezët.
Për këtë arsye, një kompani kineze ndërtimi vendosi që të përfitojë nga ky obsesion i çuditshëm.
Ata ndërtuan vendbanimin Tianducheng, e cila është një kopje identike e Parisit.
Vendbanimi shtrihet në një sipërfaqe prej 19 kilometra katrorë, e ka Kullën e Eifel-it 108 metra të lartë, kopje të harkut triumfal dhe disa ndërtesa rresht në stilin europian.





