29nëntor 2015 – Tension në Paris dy javë pas masakrës nga terroristët. Konferenca ndërkombëtare për Klimën që do të nisë nesër po paraprihet me protesta masive, duke krijuar përplasje mes protestuesve të së majtës ekstreme e ambintalistëve si dhe policisë.
Pavarësisht se autoritetet i kishin paralajmëruar, protestuesit dolën në rrugë, duke detyruar policinë t’i largojë me dhunë. Deri në mbrëmje raportohet për 100 të ndaluar.
Situata është përkeqësuar më tej, kur protestuesit kanë përdorur objekte të lëna në kujtim të 130 viktimave të masakrës së 13 nëntorit për të qëlluar mbi forcat e policisë. Organizatorët e protestës kërkuan heqjen e ndalimeve për të protestuar, masë e cila është marrë nga qeveria pas sulmeve terroriste që goditën vendin më 13 nëntor.
Trazirat në Paris vijnë një ditë para se qyteti të presë rreth 100 krerë shtetesh për samitin e klimës. Për zhvillimin e samitit është planifikuar që rreth 100 krerë shtetesh dhe qeverish të jenë prezent të hënën në hapjen e Konferencës së 21-të të Klimës Globale.
/portali DurrësLajm/