Këtë të premte kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, inspektoi punimet në kantierin e godinës së re të parkimit publik me energji të vetëprodhuar nga dielli.

Për këtë të fundit, anëtari i Këshillit Bashkiak, njëherazi nënkryetari i Komisionit të Zhvillimit Urban në KB, Ardian Muka thotë se është ndërtim pa leje.

Ne mbledhjen e dt 01.12.2023 i kam kerkuar drejtuesve te bashkise informacion ne lidhje me lejen e ndertimit dhe te zhvillimit te ketij parkingu publik, por sot e kesaj dite nuk kam akoma nje pergjigje, megjithe kerkesat e vazhdueshme ne mbledhjet e radhes te keshillit, ne shkeije te hapur te ligjit”, shkruan Muka në një postim në “Facebook”.

POSTIMI I PLOTË:

Rama dhe kryetarja e bashkise ne vendin e krimit !!!

Parkimi publik prane stacionit te trenit eshte ndertim pa leje !!??

Me cilesine e nenkryetarit te komisionit te zhvillimit urban ne keshillin bashkiak te qytetit te Durresit ,ne mbledhjen e dt 01.12.2023 i kam kerkuar drejtuesve te bashkise informacion ne lidhje me lejen e ndertimit dhe te zhvillimit te ketij parkingu publik ,por sot e kesaj dite nuk kam akoma nje pergjigje ,megjithe kerkesat e vazhdueshme ne mbledhjet e radhes te keshillit ,ne shkeije te hapur te ligjit .

Besoj ju kujtohen qindra shqiptare qe kane perfunduar burgjeve se rregullonin catine e shtepise apo nderronin nje dritare , ngaqe nuk kishin nje leje ndertimi ,kurse kur investimin e kryen qeveriu mund ta beje dhe pa leje ndertimi e si jep llogari askujt !!!

Jetojme ne absurd !!!

Durrsake …..naten e mire !!