Vazhdojnë punimet intensive për përfundimin e godinës së parkimit publik pranë stacionit të trenit në Durrës.
Deputetja Klodjana Spahiu tregon se parkimi do të jetë jetë gati për një muaj.
Aktualisht, puna është fokusuar në vendosjen e paneleve diellore në taracë dhe sistemin e sinjalistikës për hyrjen dhe daljen e automjeteve. Ky investim synon të lehtësojë parkimin në zonën qendrore të qytetit dhe të ofrojë një zgjidhje moderne për drejtuesit e automjeteve.
“Për një muaj gjithçka do të jetë gati dhe në këtë godinë do të mund të parkohen 324 automjeteve në total.
Aktualisht po punohet për ndërtimin e paneleve diellore në taracë si dhe sinjalistikën e nevojshme për hyrjen dhe daljen e automjeteve.
Puna nuk ndalet!”





