18 nëntor 2015 – Vazhdojnë përplasjet mes policëve dhe qytetarëve. Në një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale shfaqet sherri i radhës, i cili është i përmasave më të rënda kësaj here, ku viktimë është punonjësi i policisë.

Shkak është bërë tentativa e uniformave blu për të vendosur gjobë në një makinë të parkuar dysh, por pronari i saj e ka kundërshtuar veprimin e policëve dhe e ka goditur njërin prej tyre me grusht.

/portali DurresLajm/