Nëse shkoni në parkun e famshëm të lojërave “Disneyland” do të keni mundësi të shijoni një sanduiç gjigant i cili kushton jo më pak se 100 dollarë.
Autoritetet e parkut thanë se i quajtur sanduiçi Pym-nini, është një nga ushqimet më të shtrenjta në “Avengers Campus House of Mouse”, një zonë brenda “Disney California Adventure” kushtuar trajnimit të brezit të ardhshëm të superheronjve.
Në sanduiç ka djathë, proshutë me rozmarinë, sallam e salcë domateje të thatë dhe mund të ushqejë 6 deri në 8 njerëz.
Por nëse ju nuk epërballoni dot çmimin për sanduiç të plotë është e mundur të blini një pjesë të tij për vetëm 14,50 dollarë. Pym-nini do të jetë në dispozicion nga 4 qershori, kur “Campus Avengers” më në fund do të jetë i hapur për publikun.





