Punimet për përfundimin e parkut “Vala” në lagjen nr.18 të Durrësit po ecin me ritme të shpejta.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna në terren, ku duket se tashmë projekti ka marrë formë e një pjesë e fushave sportive janë tashmë të përfunduara.

Postimi i plotë:

🏗️ 👷‍♀️👷🏼Vijon puna për parkun e madh urban “Vala” për fëmijë e të rritur që i shtohet qytetit🛝⚽️🧒🏻👦👨‍👩‍👧‍👦

👷‍♀️👷🏼Parku me sipërfaqe 8 mijë metra katror, pjesë e programit kombëtar “Dua të Luaj”, do të ketë fusha sportive volejbolli, basketbolli, tenisi, minifutbolli, palestër të hapur, lojëra për fëmije, korsi biçikletash, pistë vrapimi si dhe zona pushimi të gjelbëruara 🌳🏕️🤝