Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, që është edhe një zone e mbrojtur vijon të jetë ende aktiv prej më shumë se tre ditësh.

Ndërkohë mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar më shumë se pesë zjarrfikëse, ndërsa ndërhyrjet nga ajri po bëhen nga Greqia, pasi zjarri ndodhet në majën e malit “Ostoja”, vendi i quajtur Piramida 10 në kufi me shtetin helen.

Drejt zonës së Prespës janë nisur forcat e armatosura po ashtu dhe zjarrfikëse të tjera të qarkut të Korçës në mënyrë që zjarri të vihet nën kontroll sa më shpejt.