Parlamenti britanik ka miratuar ditën e sotme aktin që ndalon me ligj daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, lëvizje kjo që mund të detyrojë kryeministrin Johnson të verë në jetë “kërcënimin” e tij për të kërkuar zgjedhje të parakohshme më 15 tetor.

Ky ligj u miratua me votat e ligjëvënësve të opozitës dhe një pjesë të konservatore, duke kaluar me 329 vota pro dhe 300 kundër.

Nëse ky ly ligj kalon dhe në votimin e dytë, atëherë ai do të detyrojë kryeministrin për zgjatjen përtej 31 tetorit të afatit të Brexit nëse nuk arrihet një akord me unionin evropian.