Parlamenti britanik ka rrëzuar me 432 vota kundër marrëveshjen e Theresa May me BE për Brexit.

Vetëm 202 deputetë të parlamentit britanik votuan pro marrëveshjes.

Zhvillimi vjen vetëm 10 javë përpara se Mbretëria e Bashkuar të vendosë të largohet nga BE, duke sjellë edhe më shumë pasiguri ndaj procesit tashmë të trazuar të Brexit.