Parlamenti Europian sapo ka votuar pro për liberalizimin e vizave për Kosovën. 420 deputetë kanë votuar për liberalizimin e vizave ndërsa 186 ishin kundër, 20 kanë abstenuar.
Tanja Fajon, raportuesja për Kosovën, është shprehur e lumtur për këtë votim.
“Qytetarët e Kosovës një hap më afër lëvizjes pa viza në Evropë. E lumtur që kam marrë dritën e gjelbër nga Parlamenti Evropian me një shumicë për negociatat me Këshillin Evropian për liberalizim vizash për Kosovën. Përballja vazhdon me qeveritë e Bashkimit Evropian, dhe nuk do të ndalem derisa ta arrijmë”, ka shkruar Fajon në Twitter.