STRASBURG,12 shtator 2013 – Parlamenti Evropian miratoi sot raportin për vendosjen e mekanizmit për rikthimin e vizave në raste të caktuara kur konstatohen shkelje. Propozimi ishte bërë nga eurodeputeti spanjoll Diaz Demera, ndërsa sqarohet se ky mekanizëm nuk përfshin vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor, por për gjithë shtetet që kanë regjim pa viza në zonën Shengen.
Pro këtij propozimi kanë votuar 328 eurodeputetë, ndërsa 257 kundër. Në këtë seancë të PE është diskutuar edhe situata lidhur me azilkërkuesit që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Në faqen e Parlamentit Europian eurodeputetja Sesilia Malmstrom shkruan se mekanizmi i pezullimit te vizave do përdoret vetëm në rrethana të jashtëzakonshme , si një masë e fundit. Qëllimi sipas saj është për të trajtuar situata emergjente të shkaktuara nga abuzimi me regjimin pa viza nga shtetasit përfitues
“Unë shpresoj shume që nuk do të përjetojmë situata që mund të cojnë në pezullim të vizave, por nga ana tjetër jam e bindur se një masë të tillë frenë sigurie do ndihmojë në rritjen e besimit të shteteve anëtare për procesin e liberalizimit.
“Jam personalisht e përkushtuar për ruajtjen e udhëtimit pa viza për shtetasit e vendeve të treta që përfitojnë nga kjo. Por, ne nga ana tjetër kemi nevojë të sigurojmë se politika jonë e përbashkët e vizave mbetet një komponente i besuar i një politike efikase të emigracionit europian. Ne kemi nevojë të parandalojmë cdo keqpërdorim të cdo regjimi pa viza për qëllime të tjera përvec synimit për udhëtim afatashkurtër në vendet e BE”, tha Malmstrom.
Vendimi i sotëm për vendosjen e mekanizmit për rikthimin e vizave prek vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi shtete anëtare të BE u përballen me një fluks të konsiderueshëm azilantësh të rremë. Ishte Komisioni Europian, i cili propozoi në vitin 2011 për të futur një mekanizëm të përgjithshëm që mundëson pezullimin e përkohshëm të heqjes së vizave për shtetasit e vendeve të treta , në rrethana të caktuara.
/News24/





