Parlamenti grek ka ratifikuar sot "Marrëveshjen e Prespës". Mësohet se marrëveshja për emrin Maqedonia e Veriut u miratua me 153 vota pro e 146 kundër, ndërkohë që 8 deputetë të parlamentit i janë bashkuar SYRIZA-s me votë "pro".

Mediat greke raportojnë se deputetët e "Agimit të Artë" janë ngritur në këmbë në seancë. Këta të fundit akuzojnë deputetët që votuan pro marrëveshjes.

Diskutimet parlamentare nisën që në orën 09.00 për të përfunduar në orën 14.30 dhe më pas u zhvillua procesi i votimit.