Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e kuvendit holandez, i cili dha miratimin e tij ditën e sotme për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Meta thotë se plotësimi i të gjitha kushteve të vendosura nga BE do të jetë konstante, dhe do e shoqërojë Shqipërinë në procesin e anëtarësimit, nga fillimi deri në fund.
Statusin e tij në “Facebook”, Kreu i shtetit e mbyll duke uruar që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave.
POSTIMI I PLOTË I METËS:
E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.
Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.
Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve.





