Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka përshëndetur miratimin në Kuvend me 96 vota për kandidaturën e Altin Binajt si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Kim thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që KED t’i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt.

“Lajm i madh: Parlamenti miratoi gjykatësin e GJK. Shqipëria tani ka nevojë edhe për një gjykatës për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Presim që KED t’i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt… Kjo është një arritje e madhe e cila do e çojë Shqipërinë më afër BE-së & pasqyron bashkëpunimin e fortë midis KED, Presidencës & Parlamentit”, shkruan diplomatja amerikane në Twitter.