Në votimin e rendit të ditës në seancën e fundit maratonë parlamentare është miratuar projektligji për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Ky projektligj u miratua me 105 vota pro, 7 kundër dhe asnjë abstenim.

Deputetët që ishin kundër janë Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Merita Bakiu, Seladin Jakupllari, Fatmir Mediu dhe Agron Duka.