Parlamenti në një seancë të jashtëzakonshme ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama dhe të dekretuara nga Presidenti Ilir Meta.
Kështu, nga sot Olta Xhaçka do të jetë zyrtarisht në krye të ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe Niko Peleshi ministër Mbrojtjeje.
Pro shkarkimit të Ramës dhe Xhaçkës si ministra ishin nga 95 vota pro, kurse pro emërimit të Xhaçkës dhe Peleshit në poste të reja ishin 94 vota pro.
REZULTATI I VOTIMIT
SHKARKIMI I RAMËS SI MINISTËR I JASHTËM
95 PRO 2 KUNDËR 2 ABSTENIM
SHKARKIMI I XHAÇKËS SI MINISTRE E MBROJTJES
95 PRO 3 KUNDËR 1 ABSTENIM
EMËRIMI I XHAÇKËS SI MINISTRE E JASHTME
94 PRO 4 KUNDËR 1 ABSTENIM
EMËRIMI I PELESHIT SI MINISTËR I MBROJTJES
94 PRO 3 KUNDËR 3 ABSTENIM





