Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në seancën e sotme plenare projektrezolutën në mbështetje të Ukrainës, duke dënuar agresionin rus. Projekt rezoluta u miratua në konsensus nga të gjitha palët, ndërsa pas votimit të saj, deputetët duartrokitën.

Në sallë i pranishëm ishte dhe ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov. Ndërkohë, të gjithë deputetët kishin vendosur fjongo verdh e blu, në mbështetje të Ukrainës, ndërsa në krye të sallës, qëndronte një bluze e bardhë me flamurin e Ukrainës dhe atë kuq e zi.