PIZA, 16 tetor 2013 – Një qen i Flakëve të Verdha është bërë popullor në Itali për zbulimin e drogës, sikurse ka ndodhur me dy shqiptarë. 11,5 kg marihuanë u zbuluan në një automjet, teksa Guardia di Finanza (Gdf) e provincës Masa Karrarës (Massa Carrara) në rajonin e Toskanës po ushtronte kontroll në autostradën A15 Parma – La Specia. Makina u takonte dy shqiptarëve që banonin në qytetin e Kaskinës (Cascina) të provincës së Pizës. Droga, e paketuar në celofan, ishte fshehur në bagazh dhe u zbulua nga një qen i njësisë kinofile të Gdf. Guardia di Finanza ka kontrolluar dhe banesën e dy shtetasve shqiptarë në Kaskina, ku u gjetën para kesh, materiale paketimi dhe dokumentacion, që provonte transferimin e shumave të mëdha të parave në llogari rrjedhëse shqiptare. Të dy u arrestuan, njoftoi ANSA.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





