9 dhjetor 2014 –  Ka përfunduar epoka “Tomazo Girardi” në drejtim e klubit të Parmës. Ditën e djeshme biznesmeni italian ka firmosur shitjen e paketës së klubit një shoqërie ruse-qipriote, e cila merret me biznesin e naftës. Marrëveshja është mbyllur mbi bazën e 5 milionë euro dhe lajmi është bërë zyrtar nga vetë klubi i Parmës, nëpërmjet drejtorit sportiv, Pietro Leonardi, i cili u shpreh:

“Jemi të lumtur për arritjen e këtij akordi, i cili përmbush më së miri kërkesat e dy palëve. Së shpejti do të komunikojmë se kush do jetë presidenti i ri”.