Miqësia e Interit me Parmën është e hershme dhe kjo po demonstrohet edhe në këto ditë të fundit të merkatos në Serinë A.

Kështu dy klubet po bashkëpunojnë për kalimin e tre futbollistëve zikaltër, te skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit italian.

Bëhet fjalë për francezin Jonathan Biabiany, i cili ka luajtur edhe më herët me Parmën dhe tashmë do të blihet përfundimisht nga emilianët, pasi ka kaluar dy sezone në huazime në skuadra të ndryshme.

Gjithashtu te Parma do të huazohen edhe dy të rinjtë zikaltër, Federico Dimarco dhe Alessandro Bastoni, të cilët nuk gjejnë hapësira në formacionin e Spallettit.