25 shkurt 2015 – Komediani Jim Daly ka përgatitur një këngë shumë interesante për Kupën e Botës "Katar 2022", që parashikohet të zhvillohet në dimër. E shkruar nën tingujt e "Summer Nights" nga filmi Grease, kënga flet për impaktin që mund të ketë zhvillimi i Botërorit në dimër. Parodia prek edhe probleme të tjera që lidhen me "Katar 2022" si trajtimi i punëtorëve emigrantë, sjellja ndaj grave në shtetin e Gjirit Persik dhe për homoseksualët. Shihni videon.





