Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar vendosjen e gjobave për disa parti politike në vend, për parregullsitë e gjetura në raportet financiare për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.
Në mbledhjen e ditës së sotme, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Socialiste do të gjobitet me 500 mijë lekë, ndërsa Partia Demokratike me 100 mijë lekë.
Partia e Lirisë, ish-Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk ka marrë gjobë dhe është e vetmja forcë politike me raport të rregullt.
Partitë që janë gjobitur:
PS 500 mijë lekë
PD 100 mijë lekë
PDK 100 mijë lekë
LZHK 100 mijë lekë
PR – 500 mijë Lekë
Balli Kombëtar Demokrat – 500 mijë Lekë
PBPP – 600 mijë Lekë
Nisma Thurje – 600 mijë Lekë
Bindja Demokratike – 600 mijë Lekë
Lëvizja Demokratike – 600 mijë Lekë
PSD – 600 mijë Lekë
Balli Kombëtar – 600 mijë Lekë.