Në fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë edhe orët me diell.

Për ditën e shtunë për pjesën e parë të ditës (deri në orët e mesditës) mbi vendin tonë pritet kalimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në relievet malore në Alpeve dhe verilindje e juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Pas orëve të mesditës mot kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të jenë: në vendet malore 0-4 gradë Celsius, në vendet e ulëta 6-16 dhe në bregdet 7-15 gradë Celsius.