Kryetari i PD, Lulzim Basha mblodhi sot në orën 11:00 Kolegjin e Kryetarëve për të diskutuar për aksionin e opozitës, ku vendosi edhe datën e protestës së radhës.

Mësohet se opozita e bashkuar do të protestojë sërim më 11 maj në orën 18:30. Pak ditë më parë Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike doli me 3 propozime konkrete për krizën.

PD paralajmëroi bojkotin e 30 qershorit, ndersa deklaroi se do regjistrohet me zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje te lira.