Dega e Partisë Demokratike Durrës ka kryer sot homazhe te Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 28 Nëntorit, ditës së flamurit.

Në një cermoni të thjeshtë, drejtues të Partisë Demkratike, deputetë të kësaj force politike, ku të pranishëm ishin edhe qytetarë durrsak, vendosën kurora në Varrezat e Dëshmorëve në ditën e çlirimit.

Nënkryetari i degës së PD-së në Durrës, Ardian Muka, duke uruar 28 Nëntorin, tha se "sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre. Sot është dita kur përkulemi me respektin më të thellë, nderimin më të madh kombëtar para heronjve të lirisë e të pavarësisë",-tha Muka.

Përfaqësuesit e PD e kanë mbyllur këtë ditë duke kryer edhe vizita në familjet e dëshmorëve, ndërsa kanë uruar edhe njëri-tjetrin për festat.