Komisioni Qendror Zgjedhor gjobit me 12 milionë lekë Partinë Demokratike për shkak të mosrespektimit të barazisë gjinore në listat e kandidatëve.

Vendimi është marrë sot.

“KQZ vendosi sanksionin administrativ për subjektin zgjedhor Partia Demokratike në masën 12.000.000 lekë , për mospërmbushjen e detyrimit të parashikuar nga neni 67, pika 6 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, për 12 zonat zgjedhore” thuhet në njoftimin e KQZ