Pas votimit ditën e djeshme në Kuvendin Kombëtar, partia Demokratike ka publikuar emrat e anëtarëve që do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar.

Në listë nuk shihet se janë shpallur fitues Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD, dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.

Ndërkaq, në listë janë emra të njohur si Aldo Bumçi, Agim Baçi, Andi Lila, Asllan Dogjani, Jemin Gjana, Glauk Olldashi, Ahmet Prençi.