TIRANË,22gusht 2013- Shtëpia Qendrore e Ushtrisë që nga dita e sotme do të jetë zyrtarisht selia e re e PD. Administrata e selisë blu do zhvendoset gradualisht, ndërkohë dje mësohet se ka filluar lëvizja e objekteve dhe lirimi i SHQUP.
Shtëpia Qendrore e Ushtrisë u ‘shndërrua’ në seli të Partisë Demokratike me një vendim qeverie që u mbajt i fshehtë fillimisht, ndërsa më 15 gusht, këtë ndryshim pronësie, e firmosi dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Çështja krijoi përplasje të mëdha mes Qeverisë “Berisha” e cila u akuzua se i dha këtë godinë PD-së për të ngritur aty selinë e vet, Forcave të Armatosura që ishte kundra këtij vendimi dhe ushtarakeve në lirim apo edhe qeverisë së re “Rama”.
/balkanweb/





