Partia e Ballit Kombëtar Demokrat dhe Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politik në Durrës, do të mbështesin kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka në zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars.

Të dyja subjektet shprehen se Muka është një kandidat i dalë nga primaret dhe që përfaqëson vlerat e djathta.

Gjithashtu, deputet i CDU-së në Asamblenë e qytetit të Kielit në Gjermani, njëkohësisht kryetar i Shoqatës së Intelektualëve shqiptar “Trojet e Arbrit”, Nue Oroshi shpreh mbështetjen e tij për kandidatin e PD-së, ku përmes një statusi të gjatë rrjetet sociale fton qytetarët durrsakë, të votojnë masivisht Ardian Mukën në zgjedhjet e 6 marsit.

Deklaratat e Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë në Durrës:

Shoqata Antikomuniste e te Perndjekurve Politike , Dega Durres, ka ndjekur me vemendje procesin e  kandidimit ne zgjedhjet e pjeseshme vendore ne Bashkine Durres.

Ne kushtet kur nje nga anetaret e shoqates sone , anetar i kryesise se shoqates  dega Durres dhe njekohesisht dhe anetar i Keshillit Kombetar te Shoqates , Zoti Ardian Muka  eshte kandidat i dale nepermjet primareve nga Komisioni i Rithemelimit , ne mbeshtesim kete kandidature duke i ftuar te gjithe anetaret e shoqates sone, te gjithe te perndjekurit politik ta mbeshtesin kandidaturen e ta votojne  Zotin Ardian Muka , ne zgjedhjet e dates 6 mars.

Deklarate e Partisë Balli Kombëtar Demokrat në Durrës:

Partia e Ballit Kombetar Demokrat Dega Durres,ne kushtet kur nuk ka nje kandidat te propozuar qe te kete siglen e partise  sone ,  mbeshtet  kadidatin e  Komisionit te Rithemelimit te dale nga Primaret , Per Kryetar te Bashkise Durres, Zotin Ardian Muka.

Me bindjen se Zoti Muka percon vlerat e nje njeriu qytetar, te kulturuar , i cili ka trasheguar vlera te djathta e qe rrjedh nga nje familje e djathte , ne  perputheshmeri te plote  me parimet qe Partia e Ballit Kombetar Demokrat ka, e kemi pare kete kandidature  si ate qe ploteson kushtet per ta mbeshtetur . Ndaj i ftoj te gjithe anetaret e partise  sone ti bashkohen thirrjes per ta mbeshtetur e votuar pa rezerva ne zgjedhjet e dates 6 Mars, Zotin Ardian Muka.

Postimi i Nue Oroshit:

Grupimit të Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë prof.dr.Sali Berishes;

Kandidatit për Bashkinë e Durrësit Ing. Ardian Muka

Qytetarëve durrsak

I nderuar prof.dr.Sali Berisha;

I nderuar kandidat për Bashkinë e Durrësit Ing.Ardian Muka,

Fillimisht ju uroj një fushatë të mbarë në qytetin historik të Durrësit,qytetin i cili përmes portit detar që ka e lidhë Shqipërinë me Evropën.Durrësi gjatë historisë ka luajtur një rol të rëndësishëm për faktin se në këtë qytet ka vepruar arkitekti i Pavarsisë së Shqipërisë Imzot Nikollë Kaçorri.Meqenëse rizgjimi i opozitës pas një kohe gjumi prej 8 vitësh në Shqipëri ka ringjallur edhe shpresën e të gjithë shqiptarëve që Shqipëria mos të qeverisët nga sorrosistet dhe erdoganistët por nga Shqiptarët e orientimit Evropian që tipare të jetës e kanë nderin dhe burrërinë.

I nderuar ish President dhe ish Kryeministër prof.dr.Sali Berisha ju përgëzoj për këtë kandidatur të zgjedhur për Durrësin për faktin se inxhinjeri Ardian Muka ka më shumë se tri dekada i cili është mishëruar për ndërtimin dhe dërgimin përpara të qytetit të Durrësit. Unë që po ju dërgoi këtë përkrahje jam Nue Oroshi pjesë e CDU – së Gjermane që 17 vite kurse nga viti 2013 jam këshilltar i CDU-së në qytetin e Kielit i cili është po ashtu qytet bregdetar dhe ka 250 mijë banor.Ju premtoj qytetarëve të Durrësit se nëse inxhinieri Ardian Muka zgjidhët Kryetar i Bashkisë do të bëj të pamundurën që të vendos urat lidhëse në mes të qytetit të Durrësit me qytetin e Kielit. Gjithashtu do t´i vendosim urat lidhëse në mes të CDU – së dhe PD se Rithemeluar. Rithemelimi është një akt kombëtar i cili i zgjon shqiptarët nga gjumi dhe letargjia.Mos u brengosni fare për mbajtjen peng të emrit dhe ndërtesës se PD nga besniku i Edi Rames, Lulzim Basha.Për faktinë se Bashës i ka mbetur në dorë kosherja e thatë me bletë të vdekura.Elektorati demokrat ka kaluar tek PD e rithemeluar.Po njashtu përkrahje iu ofroj edhe nga Shoqata e Intelektualeve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit” e cila për 18 vite ka thyer mitin që deri tash dukej i pathyeshëm të historisë komuniste.Ne kemi mbajtur 20 sesione shkencore dhe kemi botuar 20 vepra enciklopedike ku 150 studiues nga Shqipëria Etnike,Evropa dhe Amerika kemi arritur qe ti leshojmë në tokë dhe ti mundim tezat e fallsifikuara të historiografisë komuniste teza që fatkeqësisht po ndjekën edhe sot e kësaj dite nga Kryeministri Edi Rama,argat i vijes politike Beograd – Stamboll – Moskë për një Ballkan të hapur që në gjuhën shqipe do të thotë Serbi e madhe që akademiket shovenist serb gjithmonë kanë ënderruar që të hapin rrugën e Serbisë deri në Durrës, dhe këtë e kanë pasqyruar qartë në elaboratet e tyre për shfarosjen e shqiptareve,por qe kurrë nuk do t´ia arrinë këti qëllimi.

Të nderuar durrsak dhe durrsake,Më, datën 6 mars 2022 dilni në mënyrë masive në zgjedhje dhe përkrahne kandidatin tuaj inxhinier Ardian Muka në mënyrë që qyteti juaj të shënderrohet në një qytet Evropian!

Me nderime dhe respekt ju përshendet Mr.sc.Nue Oroshi Deputet i CDU-së në Asamblenë e Qytetit të Kielit në Gjermani

Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve shqiptar “Trojet e Arbrit”