Mbrëmjen e sotme Partia e Lirisë dega Durrës ka publikuar disa foto nga situata me mbetjet urbane në Nishtulla.
Për këtë zonë, PL shkruan se është “vendi ku bëhen bashkë pisllëku dhe varfëria ekstreme”, ndërsa akuzon bashkinë dhe Ndërmarrjen e Shërbimeve Komunale për neglizhencë.
Postimi përfundon me apelin: Partia në pushtet të marrë masa urgjente për pastrimin e qytetit!
Postimi i plotë:
Kjo është situata skandaloze çdo ditë me plehrat në zonën e Nishtullës…
Vendi ku bëhen bashkë pisllëku dhe varfëria ekstreme…
Ndërkohë Bashkia dhe NSHK Durrës bëjnë sehir… vjedhin lekët e taksapaguesve durrsak dhe nuk ofrojnë siç duhet këtë shërbim!
Koshat e mbeturinave mungojnë dhe Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale Durrës punon me staf të reduktuar, pasi të punësuarit fiktivë gjatë periudhës së fushatës elektorale marrin vetëm rrogën në këtë Institucion dhe nuk paraqiten në punë!
Partia në pushtet të marrë masa urgjente për pastrimin e qytetit!







