Në Kamëz sipas të dhënave të KQZ, deri më tani nga numërimi i votave në 111 qendra votimi, nga 133 në total, PS ka marrë 20 mandatë për këshillin bashkiak, ndërkohë ndiqet nga koalicioni BF me 11 mandate, më pas PD me 3 mandate, PSD me 2 mandate, dhe me nga 1 mandat PAA, PR, ALD, FRD, AKD.
Në Vorë ka përfunduar numërimi elektronik ku kandidati i PS për këtë bashki, Blerim Shera, ka fituar me 73.52% të votave. Sakaq kanë dalë edhe rezultatet paraprake për këshillat bashkiakë.
Kështu, deri më tani nga numërimi i votave në 35 qendra votimi, nga 44 në total, PS ka marrë 13 mandate, BF 4 mandate, PAA 2 mandate, dhe me nga 1 mandat PR, FRD.