Partia Socialiste do të mbledhë sot Kryesinë për herë të parë për vitin 2019, teksa do të diskutojnë rreth situatës politike në vend. 

Mësohet se në këtë mbledhje do të diskutohet dhe për çështje organizatave të PS-së në funksion të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Pritet dhe diskutim mbi situatën aktuale politike pas përplasjeve Kryeministri-Presidencë mbi çështjen e ministrit të Jashtëm.

Kujtojmë që mbledhja e fundit e Kryesisë së PS-së ishte në datën 29 dhjetor të vitit të kaluar, kur sërish u diktua në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit por dhe për ngritjen e strukturave të reja të partisë.