Zbardhet axhenda e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila do të mblidhet ditën e martë në orën 16:00.

Sipas axhendës, mbledhja hapet nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë që pikë e dytë e rendit të ditës është analiza e rezultateve të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

PS ka përfshirë në punimet e axhendës dhe dy projektvendime me anë të të cilave synon që të realizojë zgjedhjet e reja brenda partisë.

Ndërkohë që pritet të caktojë dhe kriteret për përzgjedhjen e delegatëve të rinj të kongresit dhe kryetarët e partive në rreth dhe strukturat organizative.

Rendi i ditës së Asamblesë së PS:

  1. Fjala e Kryetarit të PS, Edi Rama.

  2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.

  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatet e kongresit, kryetaret e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS.

  6. Të ndryshme.