Grupimi i partive të qendrës së djathtë, që janë njëkohësisht edhe aleatët e Partisë Demokratike, paraqitën sot një platformë për zgjidhjen e krizës politike.

Krerët e 5 partive të vogla, e shohin të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në platformën politike, Nard Ndoka i PDK-së, Vangjel Dule i PBDNJ-së, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Fatmir Mediu i PR-së, shohin si zgjidhje krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Partitë e lartpërmendura propozojnë realizimin e një marrëveshje politike kushtetuese, duke propozuar; thirrjen e një tryeze politike nga Presidenti i Republikës, e përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.