Kreu i PD-së ishte këtë të hënë në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje” lidhur me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Berisha i pyetur nga gazetarët nëse do jetë në seancë gjyqësore në rast se thirret kryeministri Edi Rama për t’u pyetur, kryedemokrati u shpreh se është i gatshëm për çdo ballafaqim, duke sfiduar Ramën për praninë e kamerave.

Por Berisha, shton se Rama nuk vjen dot në një seancë të tillë, pasi prokurorët dhe gjykatësit i shumëzon me zero.

Berisha: Po më thirri gjykata do shkoj me kënaqësi. Le të vijë po të dojë. Të jetë me kamera ta shohin shqiptarët. Po nuk vjen ai. Këta i shumëzon me 0 i ka si ushtarë. Nuk më kanë thirr por të më thërrasin shkoj unë. Këto ishin për sot. Seriali tjetër është seriali Dumani. Seriali Gjoka u mbyll, do ta çojnë ta gjykojnë në gjykatën e vet. Ky është urdhri i Sadush Gjokës.