Partizani e mbyll fazën e tretë të Kategorisë Superiore në krye të klasifikimit. Të kuqtë morën tri pikë të vyera në “Niko Dovana” ndaj Teutës (0-2) falë golit të sulmuesit Mba, që po rezulton gjithnjë e më shumë afrim i goditur i merkatos së janarit, dhe finalizimit të Hotit pak para fundit të sfidës.
Sulmuesi nigerian realizoi një gol shumë të bukur me kokë në minutën e 10-të, pas një krosimi perfekt të Da Silvas.
Të kuqtë patën një tjetër shans të artë për të dyfishuar shifrat në minutën e 13-të, por këtë herë braziliani Da Silva nuk e shfrytëzoi mundësinë që iu dha.
Teuta u mundua të reagonte në minutat e mbetura të pjesës së parë, por pa rezultat.
Në të 56-tën, portieri i të kuqve, Rexhepi, kreu një pritje instiktive duke i mohuar golin Lorenco Vilës në shtyllën e dytën, për të ardhur më pas te minuta e 84-t, me Hotin që realizoi golin e sigurisë për Partizanin.
Përfundimisht 0-2 për Partizanin, që me këtë sukses shkon në kuotë e 47 pikëve, tri më shumë se Tirana që luan këtë të diel me Erzenin, ndërsa Teuta mbetet në vendin e shtatë, me 34 pikë.