Partizani ka finalizuar me sukses shitjen e mesfushorit

Maguette Gueye drejt ekipit spanjoll Real Club Racing De Santander.

Klubi i kuq ka arkëtuar 1 mln euro nga shitja e futbollistit afrikan, i cili hedh një hap të madh në karrierë duke u transferuar në La Liga 2 në Spanjë.

“Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit me titull definitiv të Maguette Gueye drejt ekipit spanjoll Real Club Racing De Santander.

Klubi dëshiron të falënderoj lojtarin Maguette Gueye për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re si pjesë e futbollit spanjoll”, thuhet në njoftimin e Partizanit.