Eliminimi i Partizanit në turin e dytë të Conference League, i ka kushtuar shumë trajnerit Orges Shehi.
Presidenti Demi e shfaqi hapur pakënaqësinë e tij dhe sot ka vendosur të shkarkoj nga detyra teknikun durrsak.
“Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi.
Drejtuesit dhe Shehi kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.
Partizani dëshiron të falënderoj Orges Shehin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.
Skuadra do të vijoj përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik”, thuhet në njoftimin e Partizanit.





